Yahoo përdor inteligjencën artificiale për fshirjen e mesazheve të urrejtjes

ATSH – Yahoo ka njoftuar se si pjesë e luftës kundër dhunës kibernetike dhe ngacmimit, ajo do të fshijë komentet dhe mesazhet që përmbajnë urrejtje dhe shpifje nga faqja e saj në Japoni duke përdorur inteligjencën artificiale.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo, përfaqësuesit e Yahoo në Japoni kanë vendosur të zgjerojnë shërbimet e tyre të kontrollit të shprehjes në internet si pjesë e luftës kundër ngacmimit kibernetik, me rekomandimin e një ekipi ekspertësh.

Një listë e fjalëve dhe termave që do të identifikohen si dashakeqe do të publikohen së shpejti, si dhe rregullat dhe kriteret për fshirjen e këtyre fjalëve. Sipas asaj liste, komentet që janë regjistruar si të dëmshme nga inteligjenca artificiale do të hiqen automatikisht.

Për të siguruar lirinë e shprehjes, Yahoo do të pranojë pyetje dhe ankesa nga përdoruesit, komentet e të cilëve janë hequr dhe do të publikojë rregullisht raporte që detajojnë mesazhet e fshira si dhe rregullat për heqjen e tyre.

Përfaqësuesit e kompanisë theksuan se qëllimi i këtij projekti është parandalimi dhe ndalimi i komenteve dhe postimeve të dëmshme.

Sipas Kyodo, Yahoo i miratoi këto masa pasi akuzat në publik u shfaqën se dhuna kibernetike dhe ngacmimi çuan në vdekjen e mundësit dhe aktores profesioniste 22-vjeçare Hana Kimura.

Sipas burimeve të policisë, besohet se rreth 300 mesazhe që ajo mori çuan në vdekjen e saj

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close