Bashkatdhetarët po priten me valle e tupana.

Një numër i madh i bashkatdhetarëve edhe sot kanë mësyrë Kosovës për festat e fundvitit. Ndërsa, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, aktualisht është një numër i madh i qytetarëve të cilët po presin të afërmit e tyre.

Në videon e siguruar nga KosovaPress, shihet se bashkatdhetarët po priten me valle e tupana.

Përndryshe, përkundër masave dhe situatës me pandeminë COVID-19, numri i bashkatdhetarëve që ia kanë mësyrë Kosovës është mjaft i madh. Vetëm dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë realizuar 57 fluturime vajte-ardhje. E nga vikendi i kaluar e deri të enjten në Kosovë kanë arritur mbi 25 mijë udhëtar.

Zyrtari për informim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, Bujar Gashi për KosovaPress, ka thënë se deri më 27 dhjetor pritet të realizohen 280 fluturime që kryesisht janë bashkatdhetar që vijnë për pushime nga Zvicra e Gjermania.

https://youtube.com/watch?fbclid=IwAR1N-TeIEjVINWJjv4gzfKUcrX971yGuxiDb2b7nmn2K896-upPmf_Zay_Y&v=Tf_zp-d6D0I&feature=youtu.be

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close