Fauci: Për imunitetin e tufës nevojitet vaksinimi i 90% të popullsisë

ATSH – Drejtori i Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Alergjike dhe Infektive në SHBA, Anthony Fauci theksoi se për të fituar imunitetin e tufës ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) do të nevojitet vaksinimi i 90% të popullsisë.

Fauci, një ndër mjekët e dalluar të SHBA-së, në intervistën për “New York Times” theksoi se më parë imuniteti i tufës ka qenë në nivelin 70-75%, por aq sa është ngjitëse sëmundja aq duhet të jetë i lartë niveli i vaksinimit.

“Nuk e dimë numrin e saktë, por mendoj se është mes 70-90%”, u shpreh ai.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftuan se deri më tani mbi 1 milion persona në vend janë vaksinuar kundër COVID-19.

Nga vaksinat Pfizer/BioNTech dhe Moderna që janë aprovuar në SHBA duhet të zbatohen nga dy doza.

Ndërkohë, administrata e Trumpit synonte vaksinimin e dozës së parë të 20 milionë amerikanëve.

Sipas të dhënave të “Worldometers”mbi 19 milionë persona në SHBA janë infektuar me COVID-19 ndërsa kanë humbur jetën mbi 336 000 të tjerë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close