”Inotrem” përshpejton provat klinike për trajtimin kundër coronavirusit

ATSH-AFP/ – Kompania bioteknologjike franceze ”Inotrem” njoftoi sot se kishte marrë statusin e prioritetit kombëtar të kërkimit për studimin në fazën e dytë të medikamentit të saj kandidat, nangibotide, duke i mundësuar përshpejtimin e kërkimit të saj të trajtimit për pacientët e prekur nga format e rënda të COVID-19.

Ky status prioritar iu akordua nga komitetit ”ad hoc” i pilotimit kombëtar të provave terapeutike dhe kërkime të tjera (CAPNET), krijuar nga qeveria franceze me qëllim identifikimin dhe përshpejtimin e studimeve mbi COVID-19.

Kjo njohje do të lejojë ”Inotrem” të rekrutojë më shpejt pacientë për studime klinike, të shkaktojë procedura të përshpejtuara për vlerësimin e dosjeve të autorizimit rregullator nga autoritetet shëndetësore (CPP dhe ANSM) dhe të lejojë qendrat e kërkimit që marrin pjesë në këto prova të vlerësojnë më mirë pjesëmarrjen e tyre aktive, sipas njoftimit për shtyp.

”Inotrem”, e themeluar në 2013, është i specializuar në kontrollimin e përgjigjes imunitare gjatë sëmundjeve akute inflamatore, të tilla si shock-u.

Medikamenti kryesor kandidat, nangibotidi, synon të frenojë rrugën TREM-1 e cila është një përmirësues i përgjigjes inflamatore në trupin e njeriut dhe luan një rol vendimtar në shokun septik dhe infarktin e miokardit.

Një studim paraprak i kryer nga profesor Sébastien Gibot ka mundësuar konstatimin e mbishprehisë së rrugës TREM-1 tek të sëmurët rëndë me COVID-19″, shpjegon kompania bioteknologjike.

“Rezultatet që ne presim për fillimin e tremujorit të dytë 2021 do të shërbejnë për të vlerësuar sigurinë, tolerancën dhe shenjat e efikasitetit potencial të nangibotidit tek pacientët e prekur rëndë nga COVID-19”, thekson Gibot, duke shtuar se parashikonte përfshirjen e 60 pacientëve në provën klinike.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close