Negociata Kinë-BE për arritjen e në marrëveshjeje mbi investimet

ATSH-AFP/ – Kina synon të negociojë me ritmin e saj për një marrëveshje të rëndësishme për mbrojtjen e përbashkët të investimeve me Bashkimin Europian, theksoi Pekini, me shumë gjasa duke përjashtuar perpektivën e një kompromisi para fundit të vitit.

Qeveria kineze ringjalli shpresat për një marrëveshje javën e kaluar duke njoftuar se bisedimet e ndërmarra me Brukselin shtatë vjet më parë ishin në fazat e fundit.

Të dy palët i kishin vendosur vetes muajt e fundit objektivin e përmbylljes së negociatave para fundit të vitit 2020.

Por perspektiva e një afrimi Kinë-BE është kritikuar këto ditët e fundit, veçanërisht nga Franca dhe nga administrata e ardhshme e SHBA-së.

Në një deklaratë të bërë dje në mbrëmje, Ministria kineze e Tregtisë u përmbajt nga përmendja e afatit të 31 dhjetorit dhe shpreh për një zgjatje të mundshme të diskutimeve.

“Arritja e një marrëveshjeje supozon që dy palët të punojnë së bashku dhe të bëjnë secili një hap drejt tjetrit”, sipas komunikatës.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close