Presidenti ukrainas ,Zelensky:Jemi të gatshëm të luftojmë kundër Rusisë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se është i gatshëm të luftojë në rast sulmi ndaj Ukrainës nga Krimea.
Në një intervistë për gazetën ukrainase Fokus, ai deklaroi se në atë rast, burrat dhe gratë do të luftonin për Ukrainën, raporton portali ukrainas Ukrinform.
“Është një situatë e tmerrshme, madje unë nuk dua ta imagjinoj. Unë jam kundër saj. Përndryshe, do të ketë një luftë të madhe. Ne nuk do të ikim askund, të gjithë do të luftojmë dhe burrat dhe gratë do të thirren për shërbimin ushtarak,” tha Zelenski.
Siç tha ai, situata do të ishte shumë e vështirë për ukrainasit, ndërsa rusët e kuptojnë atë shumë mirë.
/Përgatitur nga proinformacion.com/
Comments are closed.