Shpend Ahmeti:Bizneset që janë përfituese të granteve t`i plotësojnë dokumentet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti iu ka bërë thirrje të gjitha bizneseve përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 që të dorëzojnë të dokumentacionet e plotësuara për përfitim të këtyre granteve.

“Të gjitha bizneset përfituese të grantit për bizneset e prekura nga #covid19 e kanë obligative të i dorëzojnë të fotokopjuara qartë e të e plotësojnë dokumentacionin duke dorëzuar: – Leternjoftimin valid, kopje në të dy anët, – Konfirmimin e llogarisë bankare në emër të biznesit – Certifikatën e re të biznesit (që ka numrin unik identifikues ku fillon me nr81 dhe është 9 shifror. Dokumentacioni do të dorëzohet në sportelet në katin përdhese të ndërtesës së vjetër të Komunës”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

“Në mënyrë që të shmangim tollovitë dhe respektojmë masat mbrojtëse për #covid19, bizneset do të duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar sipas orarit të caktuar në linkun më poshtë në të kundërtën nuk mund t’a bëjmë pranimin e dokumenteve. Për pranim do të përkujdeset ekipi i zyrtarëve komunal!”, ka njoftuar kryetari Ahmeti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close