Varianti i ri i coronavirusit 50% deri 74% më i transmetueshëm

ATSH-AFP/ – Varianti i ri i COVID-19, i zbuluar në Britaninë e Madhe është 50 % deri në 74 % më ngjitës, sipas një studimi të postuar sot në internet.

“Duke u bazuar në të dhënat paraprake në dispozicion, studimi arriti në përfundimin se varianti i iri i SarsCov2, i dyshuar të jetë në origjinë të rritjes së shpejtë të numrit të rasteve në juglindje të Anglisë javët e fundit, mund të jetë 50 % deri 74 % më i transmetueshëm, sesa llojet e deritanishme në qarkullim”, tha njëri nga autorët e studimit, Nick Davies, biolog në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale (LSHTM), Londër.

Ky vlerësim, i cili nuk është botuar ende në një revistë shkencore ose analizuar nga ekspertë të pavarur, është në përputhje me përfundimin “50 % deri në 70 %” të paraqitur të hënën në një konferencë shtypi nga studiues të tjerë, anëtarë të grupit këshillues të qeverisë së BM-së.

Autoritetet britanike i transmetuan Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) vlerësimin e tyre duke theksuar se transmetimi u rrit nga 40 % në 70%, të bazuar në të dhënat paraprake nga sekuencat gjenomike të viruseve të mbledhura në Londër dhe në juglindje të vendit.

I zbuluar për herë të parë në shtator në Britaninë e Madhe, ky variant i quajtur VOC 202012/01 ka 22 mutacione në gjenomin e tij.

Njëri në veçanti, i quajtur N501Y, është i vendosur në nivelin e proteinës spike të COVID-19, që e lejon atë të ngjitet në qelizat njerëzore duke i depërtuar ato dhe duke luajtur kështu një rol kryesor në infeksionin viral.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close