Vjosa Osmani ia merr disa asamblistë LDK’së në Ferizaj

Pesë asamblistë të LDK-së në Komunën e Ferizajt iu janë bashkuar Vjosa Osmanit që ka paralajmëruar se në zgjedhjet e reja do të garojë me një iniciativë qytetare. Lajmin ka konfirmuar për Gazetën Express, Muharrem Sfarqa, kryetar i Lidhjes Demokratike në këtë komunë dhe njëri nga asamblistët e larguar që ka treguar edhe arsyet pse kanë marrë këtë vendim.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani që në këto zgjedhje ka bërë të ditur se do të garojë me një iniciativë qytetare pas përjashtimit nga LDK-ja tashmë ia ka marrë ish-subjektit të saj pesë asamblistë nga komuna e Ferizajt.

Dje këta pesë asamblistë e kanë vizituar Osmanin në presidencë, derisa, lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express.

“Po është e vërtetë. Ne nja pesë asamblistë dje kemi shkuar në Presidencë për tu takuar më zonjën Vjosa Osmani. Ne në zgjedhje do ta mbështesim listën e saj. Ky hap vjen pasi mendojmë që është zgjedhja e duhur për vendin. Kështu që do të mbështesim atë”, ka thënë Hesat Shatrolli për Gazetën Express një nga asamblistët që tashmë iu është bashkuar Osmanit në iniciativën e re.

Express merr vesh se asamblistët që janë bashkuar me Osmanin janë Hysnije Shamolli – Mustafa, Burim Karameta, Balton Dërguti, Ekrem Mustafa, e Hesat Shatrolli.

Se janë larguar pesë asamblistë të LDK-së nga partia për t’iu bashkuar Osmanit ka treguar për Gazetën Express edhe kreu i këtij subjekti në Ferizaj, Muharrem Sfarqa.

Ai ka thënë se për këtë çështje është njoftuar përmes rrjeteve sociale, e ka treguar arsyen pse ka ndodhur një gjë e tillë.

“Realisht jam njoftuar vetëm prej Facebook-ut nuk kam pas ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë, e kanë pas ndërmarrë një iniciativë në emër të një unifikimi, e kemi trajtuar çështjen e tyre dhe natyrisht që ata në fund ka dalë se nuk kanë pas qëllim të forcimit të LDK-së por të forcimit të pozitave të tyre për ta braktisur LDK-në. Unë ju dëshiroj punë të mbarë, kanë mbërri të gjitha pozitat brenda LDK-së”, ka thënë ai.

Mediat lokale në Ferizaj kanë publikuar edhe një letër që këta asamblistë kishin nisur në degën e kryesisë në Ferizaj me datë 9 dhjetor.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close