Zbulohet një lule e çelur në epokën e dinosaurëve

ATSH-ANSA/ – Shkencëtarët kanë gjetur një lule që duket se ka çelur në epokën e dinosaurëve, sipas një artikulli të botuar në “Journal of the Botanical Research Institute of Texas”.

Lulja, e cila është quajtur “Valviloculus pleristaminis”, përfaqëson si një gjini të re, ashtu edhe një specie të re lulesh dhe është e fundit në buqetën e zbulimeve”, tha George Poinar, studiues në Universitetin Shtetëror të Oregonit, SHBA.

“Kjo lule është një bukurie rrallë, veçanërisht duke marrë parasysh se ka qenë pjesë e një pylli që ekzistonte 100 milionë vjet më parë”, vëren ai.

Lulja u zbulua në qelibar të gjetur në një minierë në Mianmar, ku u ruajt në depozitat detare sedimentare, që datojnë që nga mesi i Kretaceut, rreth 99 milionë vjet më parë.

“Lulja mashkullore është e vogël, rreth dy milimetra e gjerë.

Sipas studiuesve, lulja i përket një bime të rendit Laurales, së cilës i përket dafina.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close