Bitcoin mbi 25 000 dollarë për herë të parë
ATSH-DPA/ – Çmimi i kriptomonedhës më të vjetër dhe më të njohur, Bitcoin, u rrit sot mbi 25 000 dollarë për herë të parë, një rekord i lartë.
Bitcoin ka parë një rritje befasuese këtë vit.
Në fillim të vitit 2020, ajo ishte me vlerë 8 000 dollarë, por më pas ra në 4 000 dollarë, kur shpërtheu pandemia në pranverë.
Ajo filloi të rritet gradualisht, një rritje që më pas u përshpejtua ndjeshëm në vjeshtë.
Që nga mesi i tetorit, Bitcoin është më shumë se dyfishuar në vlerë.
Deri më tani, ajo është monedha më e madhe dixhitale, me një pjesë tregu prej gati 70 %./
Comments are closed.