Festivali i Poezisë “Tozeur”, Shqipëria përfaqësohet me poetin Arjan Kallço

Edicioni i 40-të i Festivalit Ndërkombëtar të poezisë Tozeur, në Tunizi do të zhvillohet 24-27 dhjetor, një nga eventet më të rëndësishme të letërsisë arabe.

Shqipëria do të përfaqësohet në këtë event nga shkrimtari dhe përkthyesi korçar Arjan Kallço.

Pjesëmarrës të tjerë janë ambasadorja kulturore e festivalit, Garcia Hernandez, poetët italianë Marica Goffi, Marina Pratici dhe Salvatore Nappa, poeti argjentinas Jorge Alacevich, spanjolli Joan Josep Barcelo I Bauca; norvegjezja Margaret Ann Waddicor dhe poetja nga Kolumbia, Luz Elena Arias Soto.

Qyteti Tozeur ndodhet në një oaz në jugperëndim të kryeqytetit Tunis e rrethuar nga palma si dhe qyteti i poetit të njohur tunizian Aboul-Qacem Echebbi (Abu l-Qasim al-Shabbi), i cili është veçanërisht i njohr për shkrimin e një poezie në të cilën bazohet himni kombëtar tunizian dhe për shkrimin e poezisë prekëse Ela Toghat Al Alaam (për tiranët e botës).

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close