Ministri në detyrë ,Zemaj: Kemi dhënë shembull në menaxhimin e pandemisë!!

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Armend Zemaj në konferencën e fundvitit ka thënë se kanë shënuar sukses në menaxhimin e pandemisë,

Ai ka thënë se kanë dhënë shembull në menaxhim.

“Nga 4 qershori e deri më sot nuk mund të them se kemi arritur të gjitha ato që kemi synuar. Por me ato që i kemi realizuar kemi shënuar sukses si menaxhimi i pandemisë. Jemi përballur më tërë fuqinë tonë duke dhënë shembullin e menaxhimit”

“Kemi bashkëpunuar me ambasada e organizata për këta muaj. Nuk kemi pasur orar pune. Jam krenar me qytetarë që respektuan rekomandimet e mjekët që përkrahën shëndetësinë”

Zemaj ka thënë se shëndetësia do trajtim meritor e jo buxhet tepricë që ka mbetur.

“Shëndetësia duhet të jetë prioritet nacional. Kemi mjekë e infermier të jashtëzakonshëm që kanë nevojë për më shumë vëmendje nga shteti të cilët kanë qëndruar pranë pacientëve”, është shprehur ai.

Zemaj ka treguar planet strategjike të ministrisë, ndër të cilat ishte Plani për parandalimin dhe kontrollin e Covid 19.

Kurse, si politikë shëndetësore Zemaj ka thënë se ishte kushtet për punë sa i përket kuadrit, hapësirës e pajisjeve për antitrupa Sars Covid-19.

“Buxheti i miratuar 81 milionë e 742 mijë e 287 euro e 99 cent. Kurse buxheti i shpenzuar ishte 45 milionë e 42 mijë e 496 euro e 48 cent” ka shtuar Zemaj.

Në kuadër të resurseve humane e dhe fuqizimet të tyre Zemaj ka veçuar rritjen e numrit të specializantëve.

“Janë rekrutuar 200 specialist shëndetësorë. 1500 specializant si dhe janë rekrutuar 375 profesionist të tjerë” ka thënë poashtu ministri Zemaj.

Sa i përket monitorimit të situatës së pandemisë Zemaj ka treguar se IKSHP-ja dhe MSh-ja  ka vazhduar forcimin e përgjigjes ndaj pandemisë përmes gjurmimit, testimeve e izolimit.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close