Moti sot dhe nesër

Sipas parashikimit të meteorologëve gjatë fundjavës mbi vendin tonë do të mbajë mot i ftohtë, me reshje shiu dhe bore.

Javën e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe më i butë.

Sipas Prishtina Weather, cikloni i formuar mbi Itali, ditëve të fundjavës kushtëzon mbi rajonin tonë mot kryesisht të vranët dhe më të ftohtë, me të reshura shiu dhe bore, e ditën e diel vende-vende edhe me shi të akullt. Ka gjasa që herë herë reshjet të jenë me intensitet mesatar. Do të fryjë edhe erë më e ftohtë nga verilindja. Deri të dielen mbrëma reshjet pritet të pushojnë.

Nga e hëna do të mbajë mot me diell dhe vransira, e ditën e martë më butë, me mundësi edhe për reshje lokale shiu. Ditën e mërkurë kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close