Në Aleancën e Haradinajt nuk e përjashtojnë koalicionin qeverisës me Vetëvendosjen

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, partitë politike në Kosovë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëkohësisht kryetar i komunës së Gjakovë, Ardian Gjini nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje.

AAK-ja në zgjedhjet e fundit politike të 6 tetorit 2019 doli forcë e katërt politike, e nisi si opozitë dhe përfundoi në qeveri. Sipas kryetari të Gjakovës kjo ndodhi nga situata në të cilën ndodhej vendi.

“Po mendoj se mënyra si ka rrjedhur qeverisja e LDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje të z. Kurti ka qenë e vendosur që do të prishej si koalicion dhe qeveri”,-thotë kryetari i Gjakovës.

“Tani edhe njerëzit edhe partitë mësojnë, por unë ende vazhdoj të besoj që ka pasur paaftësi në qeverisje, janë marrë vendime të thjeshta”,-shprehet ai.

Gjini u ndal dhe te negociatat mes Serbisë dhe Kosovës dhe ndau për “Balkan Talks” në Euronews Albania mendimin e tij për këto negociata.

“Zgjedhja më e shpejtë dhe e mirë mes Kosovës dhe Serbisë është te rritja e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Amerikës”,-shprehet Ardian Gjini.

Gazetari Franko Egro mori dhe një mendim nga z. Gjini për nivelin e ulët të bashkëpunimit mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë,

“T’iu them të drejtën mund të ketë fërkime mes politikanëve, por dy popujt janë vëllezër dhe nuk ka veprime politike që i ndan”,- tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close