Nis shpërndarja e vaksinave në Evropë

Vendet në të gjithë Evropën kanë filluar të marrin dozat e para të vaksinës së koronavirusit, Pfizer/BioNTech.

Disa vende – përfshirë Austrinë, Poloninë, Hungarinë, Republikën Çeke, Spanjën, Danimarkën, Finlandën, Norvegjinë dhe Suedinë – raportuan të shtunën se dozat e para kanë mbërritur nën mbrojtjen e policisë ose ushtrisë.

“Vaksina vihet në dispozicion në të njëjtën kohë për të gjitha vendet e BE-së”, tha në një mesazh të postuar në mediat sociale presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Vaksinimet do të na ndihmojnë ta rikthejmë jetën tonë normale, gradualisht”, tha ajo.

Shpërndarja është “një moment prekës i unitetit”, tha von der Leyen.

Në Republikën Çeke, afro 10,000 doza të vaksinës kanë arritur në një spital të Pragës.

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se do të jetë ndër të parët që vaksinohet për të dhënë shembull.

Shumica e vendeve të BE-së planifikojnë të fillojnë këtë fundjavë vaksinimin e banorëve të shtëpive të pleqve, të cilët janë mbi 80 vjeç.

“Vaksinat nënkuptojnë që ne e dimë se ky është fillimi i rrugës jashtë [pandemisë], por gjithashtu nënkuptojnë se kemi përpara një periudhë të gjatë pune”, i tha agjencisë së lajmeve NTB udhëheqësja e Institutit të Shëndetit Publik të Norvegjisë, Camilla Stolenberg.

Në Irlandë, zyrtarët thanë se dërgesa tjetër e vaksinave pritet në fillim të janarit dhe se dërgesat shtesë do të mbërrijnë çdo javë pas saj.

“Do të ketë ditë më të mira përpara”, shkroi në Twitter Paul Reid, udhëheqës i Shërbimit Shëndetësor të Irlandës.

Përpjekja për vaksinim fillon në kohën kur shumë vende evropiane po përjetojnë rritje të infeksioneve të reja dhe po zbatojnë masa më të rrepta anti-koronavirus.

Zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se masat e tilla si: mbajtja e maskës, pastrimi i duarve dhe distancimi fizik, duhet të vazhdojnë të respektohen, edhe kur të zbatohen programet e vaksinimit.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur gati 80 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, rreth 1.7 milion kanë vdekur dhe mbi 45 milionë janë shëruar.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 18 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 330,000 viktima.

Në Evropë, Franca prin me numër të të infektuarve: mbi 2.6 milionë, ndërsa Italia me numër viktimash, mbi 71,000.

Vaksinimin me Pfizer/BioNTech e kanë nisur tashmë disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara e Kanadanë./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close