`TOK` bashkon kulturën shqiptare në diasporë

Ishim pjesë e aktiviteteve kulturore nga diaspora 2020, ku diskutuam rreth mundësisë së zhvillimit të projekteve kulturore nëpër botë, ndërkohë që ideja për një angazhim të mirëfiltë eredhi nga “UraKult”.

Ishte kjo deklaratë e Ermal Vejsas, përfaqësues i KÃ-së, organizatë kulturore e sportive, Austri, në “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Pjesë e emisionit ishte edhe Jehonë Jaha, themeluese e platformës “Marrja Zezë”, Gjermani, e cila  theksoi se angazhimi i tyre është ndikimi sidomos te të rinjtë, kryesisht, për promovimin ruajtjen e kulturës dhe identitetit tonë në diasporë.

“Për ta bërë këtë sa ma mirë e sa ma lehtë ne bashkëpunojmë mes veti pa asnjë kompensim material”, theksoi Vejsa.

Ndërkaq Jehona sqaroi aktivitetin e kësaj nisme, e cila tha se në kuadër të këtij aktiviteti janë pjesëmarrës nga të gjitha vendet e botës jo vetëm në Evropë.

“Kjo nismë është shpresëdhënëse për një të ardhme të ndritur për ruajtjen e kulturës dhe identitetin tonë në diasporë, me qëllimin të ndjehemi krenar për origjinën tonë”, deklaroi Vejsa.

Aktiviteti i TOK nis sot me program artistik nag pjesë të ndryshme të Evropës./RTKLive

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close