Albin Kurti: Vetëvendosje do t’i marrë 2/3 e votave
Kryetari i VV-së, Albin Kurti në mbledhjen e 42-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë 2/3 e votave.
“Saherë të mundohen ta ndalin Lëvizjen me hile ajo do të rritet. Le të shërbejë kjo si mësim, me intriga me shërbime sekrete nuk ka përparim në politikë, nuk i ha populli mashtrimet, ky emancipim i popullit do të bëjë që Lëvizja Vetëvendosje t’i marr 2/3 e votave”, tha Kurti.
Ai tha se LDK hyri në koalicion për ta penguar Vetëvendosjen në qeverisje.
“LDK-së ju dukej se kishim fituar me pak diferencë dhe nisën të na vinin pengesë pas pengese, kërkesë pas kërkese”, tha kreu i VV-së.
Ai përmendi edhe pozitën e kryeparlamentarit të cilën e kishte lëshuar Glauk Konjufca për kandidatin e LDK-së.
Sipas Kurtit edhe pse VV-ja e lëshoi postin e kryeparlamentarit në këtë pozitë erdhi dikush që nuk ishte servile si Vjosa Osmani.
“ Këmbngulja e LDK-së për të marrë pozitën e Kryekuvendarit lidhej me presidentin, e jo me kryetarin Kuvendit. Ajo që e zëvendësoi Konjufcën nuk ishte servile e kam fjalën për Vjosa Osmanin dhe vendosi që të mbajë fjalën ndaj qytetarëve që votuan më 2019”, tha Kurti ndër të tjera.
Comments are closed.