AstraZeneca: Vaksina jonë formulë fituese 100% kundër rasteve të rënda

ATSH-ANSA/ – Vaksina e AstraZeneca-s dhe e Universitetit të Oksfordit premton të jetë një formulë fituese kundër Covid-19 dhe gjithashtu pritet të jetë 100% efektive kundër të ashtuquajturit varianti britanik i virusit, deklaroi sot shefi i kompanisë mjekësore, Pascal Soriot për ”Sunday Times”.

Për Soriot, vaksina, që sipas shtypit duhet të miratohet nga autoritetet britanike pas pak ditësh, do të shpërndahet duke filluar nga 4 janari.

Forca e saj është në dozën e dyfishtë, çka përforcon efektivitetin.

“Deri më tani ne besojmë se vaksina është gjithashtu efektive kundër variantit të virusit, por nuk mund të jemi të sigurt, kështu që ne do të kryejmë teste”, shtoi ai.

”Vaksina e zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit është 95% efektive, njësoj si ajo e miratuar tashmë nga Pfizer dhe Moderna, dhe është në gjendje të eliminojë 100%” simptomat e rënda që çojnë në shtrime në spital për Covid-19”, theksoi Pascal Soriot.

Sipas ”Sunday Times”, drita jeshile e autoriteteve britanike do të mbërrijë deri të enjten, ndërsa shpërndarja pritet të bëhet duke filluar nga 4 janari./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close