Kukësi nën borë

ATSH – I. Vata/- Bashkia Kukës vazhdon pastrimin e rrugëve në zonat rurale të cilat në disa fshatra si Kolesian, Topojan ka patur rrëshqitje dheu dhe prezencë të borës.

Lajmi e bëri të ditur kryetari i bashkisë Kukës Safet Gjici i cili deklaron se ekipi i rrugëve rurale bëri të mundur që mjetet në rrugën e fshatit Kolesian, Njësia Bicaj të qarkullojnë pa probleme në këtë segment rrugor pas reshjeve të borës.

“Skuadrat janë në terren dhe në gatishmëri për çdo situatë, me qëllim sigurimin e kalueshmërisë normale në të gjitha akset”, tha ai.

Po ashtu, Gjici tha se orë më parë stafi i Bashkisë Kukës sapo mori njoftimin për rrëshqitje gurësh në rrugën e fshatit Nimçë, Njësia Topojan, bëri të mundur në kohë rekord rehabilitimin e segmentit rrugor.

“Ekipi është në terren dhe në gatishmëri për çdo situatë, me qëllim sigurimin e kalueshmërisë normale në të gjitha akset”, shprehet ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close