Ltfi Haziri: Kur është vështirë, iu hy garave

Lutfi Haziri ka folur për atë se si do të jetë kandidati për kryeministër i LDK-së.

Fillimisht ai ka thënë se procesi i zgjedhjeve të reja nuk e ka befasuar partinë e tij.

“Nuk e di sepse ende nuk janë vendosur parimet. Ne zakonisht fillojmë dialogun e brendshëm me parime politike për me u mundu me e përshtat një emër që mundët me e tejkalu procesin edhe me rivalët”, ka thënë Haziri në “Teta Tete” në Kanal10.

Ai ka thënë se këto ditë do të mblidhen dhe do të gjëjnë një emër dhe një ekip sepse sipas tyre janë ekipa ata që i fitojnë zgjedhjet.

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka folur edhe për mundësinë që LDK do ta propozojë atë për kryeministër.

Megjithatë, Haziri ka thënë se e ka problem mandatin e tij në Gjilan.

“Unë e kam edhe një parim, kur është vështirë unë ju hy garave, kur është lehtë nuk ju hy atyre”, ka thënë ai.

“Nuk po them se mundem me e pranu por ambienti po bëhet i ashpër, ambienti politik, konkurrenca shumë e rëndë. Por, unë nuk dua ta shoh LDK parti të dytë por të parë dhe për me e pa të tillë kam me kontribu duke qenë edhe vet edhe kolegët e mijë me qenë në front për me fitu”.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close