28 Dhjetor 1065 -Shenjtërimi i Manastirit Westminster

28 Dhjetor 1065 – Në Londër, shenjtërohet Manastiri Westminster, i njohur si Westminster Abbey. Sipas gojëdhënës, më shumë se 1 mijë vjet më pare, një peshkatar në lumin Thames pa vizionin e Shën Pjetrit në breg. Manastiri u ngrit pikërisht në vendin ku u shfaq Shën Pjetri; kjo është arsyeja përse peshkatarët e kanë bërë zakon që t’i dhurojnë peshq salmon çdo vit këtij manastiri. Historikisht, Westmister Abbey u themelua në vitet 960 nga Shën Dunstan, i ndihmuar nga mbreti Edgar, për të strehuar një komunitet murgjësh. Në vitin 1042, mbreti Edward filloi restaurimin a rindërtimin e manastirit të Shën Pjetrit në Westminster Abbey.

Punimet përfunduan në vitin 1090, por objekti u shenjtërua më parë, 28 dhjetor 1065, vetëm një javë para vdekjes së mbretit Edward më 5 janar 1066. Një javë më vonë mbreti u varros në këtë kishë, dhe nëntë vjet më vonë gruaja e tij, Edith u varros pranë tij. Që nga ajo kohë, monarkët britanikë janë varrosur në Westminster Abbey.

/Kalendari Enciklopedik Shqipëtar

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close