28 Dhjetor 1914 – Franca dhe Rusia protestojnë,trupat italane kishin pushtuar Vlorën
28 Dhjetor 1914 – Franca dhe Rusia protestojnë pranë Italisë, pasi trupat e saj kishin pushtuar Vlorën dhe flota italiane kontrollonte portin. Italia u justifikua se ushtria kishte hyrë në Vlorë me kërkesën e Esad Pashë Toptanit, ndërsa Shqiperia po përfshihej nga anarkia. Historianët thonë se Italia kishte vepruar për t’i treguar Austrisë se nëse Viena nuk ndalte sulmin ndaj Serbisë, Roma si kundër-përgjigje do të vazhdonte përparimin në territorin shqiptar./Kalendari Enciklopedik Shqipëtar
Comments are closed.