Cilët nga smart-telefonat kanë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë?

Webfaqja e njohur teknologjike, Tom’s Guide, ka publikuar një listë të smart telefonave me jetëgjatësinë më të madhe të baterisë.

Jetëgjatësia e baterisë është gjithnjë në fokusin e shumë përdoruesve, të cilët dëshirojnë të përdorin pajisjet e tyre për aq kohë sa të jetë e mundur pa pasur nevojë për ngarkues. Pavarësisht nga fakti se, përveç madhësisë së ekranit dhe specifikimeve, edhe kapacitetet e baterive që shumë prodhues vendosin në telefonët e tyre po rriten, jo të gjithë telefonët janë të njëjtë.

Kjo është arsyeja pse ekspertët nga faqja e Tom’s Guide bënë një provë të veçantë për të përcaktuar se cilat telefona kanë realisht jetëgjatësinë më të madhe të baterisë. Gjatë testimit, vazhdimisht surfonin me telefonat në internet përmes LTE ose 5G derisa të mbaronte bateria.

Shihni listën e plotë të telefonave me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë:

1. Motorola G8 Power: 16:10 (16 orë e 10 minuta)

2. Motorola G7 Power: 15:35

3. Asus ZenFone 6: 15:01

4. LG V60 ThinQ 5G: 12:46

5. Motorola G Fast: 12:17

6. Motorola G Stylus (Pro): 12:13

7. Motorola Edge: 12:12

8. Samsung Galaxy S20 Ultra: 11:58

9. iPhone 11 Pro Max: 11:54

10. OnePlus Nord N10 5G: 11:48

11. LG G8X ThinQ Ekran i dyfishtë : 11:46

12. Motorola Z4: 11:31

13. iPhone 11: 11:16

14. TCL 10 5G UW: 11:07

15. OnePlus 8 Pro: 11:05

/Përgatitur nga proinformacion.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close