Daka (KQZ): Organizmi i zgjedhjeve do të jetë sfidues

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se do të jetë sfiduese për ta organizmi i zgjedhjeve, pasi do të jenë institucioni i vetëm në detyrë gjatë ditëve të ardhshme.

Daka në  mbledhjen e 61-të të KQZ-së, përmendi si problem edhe buxhetin që sipas saj duhet ta kenë të gjithë parasysh.

Ajo kërkoi që data e zgjedhjeve të caktohet brenda afatit kushtetues.

“Zgjedhjet janë të pashmangshme, do të presim datën. Ju bëjë thirrje të gjitha institucioneve të shfrytëzohet afati kushtetues në vendosjen e datës. Për ne do të jetë sfiduese, pasi ne do të jemi i vetmi institucion që do të jemi në detyrë në ditët në vijim. Po ashtu ne kemi një buxhet ende të pa akumuluar. Edhe mundësitë tona kanë limite, prandaj ta kenë këtë parasysh”, tha ajo.

Ndërsa, Ylli Buleshkaj, drejtor ekzekutiv i Zyrës për Regjistrim tha se ka interesime për certifikimin e partive.

“Jemi në pritje të raporteve financiare par fushatën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut. Jemi të zënë për t’i këshilluar partitë pasi ka iniciativa për kushtet të cilat duhet t’i plotësojnë për t’u certifikuara. Kemi edhe nga komunitetet të interesuara”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close