Deputeti Syla ( AAK): KEDS duhet të jap përgjegjësi për ndaljen e rrymës për 48 orë në Pejë

Kohëve të fundit në mbarë vendin ka filluar të ketë reduktime të shumta të energjisë elektrike.

Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Komunën e Pejës, ku për 48 orë kanë mbetur pa rrymë banorët e Rugovës, lagjes Dardania si dhe lagje të tjera dhe fshatra në këtë komunë.

Për këtë ka reaguar deputeti nga radhët e AAK-së, Gazmend Syla, i cili ka thënë se KEDS, duhet të japë përgjegjësi urgjentisht.

‘KEDS ka lënë pa rrymë që 48 orë në mes të dimrit banorët e Rugovës, lagjes Dardania, lagje të tjera të qytetit dhe shumë fshtra e përreth në komunën e Pejës’, ka shkruar Syla në Facebook.

 

Ndër të tjera, Syla ka thënë se nuk i dihet se si janë ngrohur dhe ushqyer për këto 48 banorët e Pejës.

‘Që 48 orë nuk dihet se si ata qytetarë janë ngrohur e ushqyer në këtë kohë pandemie. Kjo është vetëm papërgjegjësia e radhës e distribucionit që është falur për 23.6 milionë euro. KEDS urgjentisht duhet të japë përgjegjësi’, përfundoi ai.

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close