Eliot Engel: Administrata e Biden do jap vëmendjen e duhur Kosovës e Shqipërisë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bashkëbisedim me konkgresmenin amerikan, Eliot Engel.

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj ka njoftuar se Engel e ka siguruar se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë e shqiptarëve!

Cakaj ka thënë se janë falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për shqiptarët deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së.

Postimi i plotë:

Kosova e Shqipëria gjithmonë do të kenë një vend të veçantë në zemrën time – kështu më tha sot Kongresmeni Eliot Engel në një mbledhje virtuale.

Na siguroi se do të punojë ngushtë me Administratën e Biden për t’i dhënë vëmendjen e duhur Kosovës, Shqipërisë, shqiptarëve!

Falënderues e mirënjohës për çdo gjë që ka bërë për ne deri më sot, nga kundërshtimi i regjimit të Millosheviç deri tek mbështetja e Kryesisë Shqiptare të OSBE-së! Faleminderit nga zemra Kongresmen,

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close