Hamza: PDK do të votojë pro projektligjit për buxhet

Hamza, PDK: Koalicioni i shpresës i LDK-së dhe LVV-së, koalicion i dëmtimit të interesit të vendit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me miratimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2021 ka thënë se PDK do të votojë pro këtij projektligji.

Ai ka thënë se me këtë veprim ata nuk po e përkrahin qeverinë Hoti, por po votojnë që të mos e bllokojnë vendin dhe të mos e rrezikojnë sigurinë kombëtare.

“Këto parti politike, përjashtim Partisë Demokratike realisht i kanë bërë sherr këtij kuvendi, i kanë dëmtuar interesat e qytetarëve të Kosovës dhe interesat e vendit.Kanë ardhë me shumë premtime shumë pompoze, shumë të mëdha që do të jenë koalicion i shpresës. Doli që janë koalicion i dëmtimit të interesit të vendit. “, tha Hamza.

Sipas Hamzës, qeveria Hoti po t’i kishte numrat do ta aprovonte buxhetin me kohë dhe nuk do ta sillte vendin në këtë situatë si pasojë e mungesës së fuqisë politike.

“Ne kemi qenë opozitë e partive politike në pushtet, jo e shtetit, jo e interesave të qytetarëve.”, përfundoi Hamza.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close