Lushnjë-Fier/ 65% e eksporteve bujqësore drejt BE

/ATSH/ Mbi 65% e eksportet bujqësore shqiptare nga tregjet e Lushnjë-Fierit shkojnë drejt vendeve të Bashkimit Europian (BE).

Nga viti në vit harta e eksporteve bujqësore drejt vendeve të BE-së, ka ardhur në rritje të qendrueshme. Kjo për vetë faktin se prodhimi bujqësor vendas ka ndjekur trendin jo vetëm të rritjes progresive por edhe të cilësisë dhe certifikimit që prodhimeve sipas kërkesave të tregut.

Shqipëria eksportoi gjatë këtij viti, prodhime bujqësore nga tregjet Lushnjë- Fier kryesisht në 20 vende europiane ndërsa nuk mbeten pas edhe eksportet në vendet e rajonit dhe më gjerë.

Eksportet bujqësore u rritën me 10% gjatë 11-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të nxitura nga shtimi i kërkesës dhe diversifikimi i tregjeve të eksportit në vendet e BE-se.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në totalin e eksporteve bujqësore kryesojnë fruta-perimet, agrumet, bimët mjekësore, për të vijuar me produktet e detit dhe ato të industrisë agropërpunuse.

Bujqësia kontribuon gati me mbi 19% në Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe ka rezultuar sektori më pak i ndikuar nga situata e pandemisë COVID-19.

Në kushtet e situatës së vështirë që ka krijuar pandemia COVID-19, sektori i bujqësisë ka pasur një avantazh konkurrues në aspektin e qëndrueshmërisë së rritjes pozitive.

Ndërsa politikat e reja lehtësuese dhe programet e financimit në 2021, për fermerët dhe sipërmarrësit e këtij sektori pritet t’i japin një hov të ri zhvillimit të bujqësisë në tërësi.

Konkretisht lehtësimi nga barra fiskale i naftës së përdorur fermeri pritet të ketë ndikim direkt në rritjen e aktivitetit bujqësor, konkurrueshmërinë e produkteve dhe eksporteve bujqësore, ashtu si dhe përdorimin e më tepër mjeteve për punimin e tokës.

Sot një fermer paguan 160 lekë për një litër naftë, por nga 1 janari i 2021-it fermeri e përfiton naftën me 50% të vlerës ose 80.4 lekë më pak.

Efekti në buxhet si rezultat i kësaj nisme të qeverisë llogaritet 1 miliard lekë. Përfitues do të jenë rreth 70 mijë fermerë në të gjithë vendin.

Ndërkohë programet e financimit të drejtëpërdrejtë në bujqësi janë një impakt dhe mbështetje si asnjëherë më parë në këto 30 vite për bujqësinë shqiptare. /

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close