Lutfi Haziri: LDK fillimisht po duhet të përballet me vetveten, pastaj me rivalët

Nënkryetari i LDK-së i cili është edhe kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se zgjedhjet kanë qenë të pritura nga secili subjekt politik.

“Për shkak të Presidentit, i kemi pritur zgjedhjet por jo ndoshta në janar”, ka thënë Haziri në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se ende nuk e kanë diskutuar emrin e kandidatit për kryeministër nga radhët e LDK-së.

Haziri ka thënë se është bërë vlerësimi i punës së qeverisë ku sipas tij nuk përjashtohet as kandidimi i Avdullah Hotit për kryeministër.

Nënkryetari i LDK-së thotë se faji për rrëzimin e qeverisë është edhe i tre deputetëve të LDK-së që nuk e kanë votuar qeverinë Hoti e që sipas tij, pa këto vota Kushtetuesja rrëzoi qeverinë.

“Mosbesimi i individëve karshi strukturës së partisë po e nxjerrë LDK-në gjithmonë në garë me vetveten. Pra, LDK në shkallën e parë po duhet të përballet me vetveten e më pas nëse e kalon këtë garë po duhet të del në garë me të tjerët”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haziri thotë se Vjosa Osmani u përjashtua nga strukturat e partisë pasi nuk respektoi vendimet e shumicës dhe ky sipas tij nuk ishte përjashtim nga partia.

“Ajo nuk mundi ta përballojë këtë veprim për shkak se ishte kandidate për kryeministre”, tha ndër të tjera Lutfi Haziri.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close