Një asteroid i madh misterioz po sillet vërdallë në Sistemin diellor

Një asteroid misterioz me madhësinë e një planeti xhuxh po sillet në sistemin diellor dhe tashmë ka “shkrepur” një meteor të madh drejt Tokës, shkruan revista Live Science.
Provat që ekziston një asteroid i tillë gjigand vjen nga një meteor që shpërtheu mbi Sudan në 2008, pretendon teksti në Live Science.

NASA vuri re një meteor me peshë 8,200 kilogramë, i gjerë katër metra, duke shkuar drejt Tokës shumë përpara se të shpërthente, dhe studiuesit nxituan drejt shkretëtirës Sudaneze për të mbledhur një numër jashtëzakonisht të madh mbetjesh meteorësh.

Një studim i ri i meteoritve tregon se ai është shkëputur nga një asteroid i madh, afërsisht sa madhësia e planetit xhuxh Ceres, objekti më i madh në rripin e asteroideve midis Marsit dhe Jupiterit.

/përgatitur nga proinformacion.com

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close