Trump nënshkruan ligjin për ndihmën kundër Covid-19

ATSH-DPA/ – Pas disa ditë vonesash, presidenti në largim i SHBA, Donald Trump nënshkroi ligjin për ndihmën kundër koronavirusit prej 900 miliardë dollarësh dhe buxhetin e qeverisë federale prej 1,4 trilionë dollarësh.

Kongresi miratoi projektligjin e kombinuar javën e kaluar.

Duke vonuar nënshkrimin e tij, Trump ka lënë që disa përfitime të papunësisë të skadojnë, që do të thotë se miliona njerëz mund të humbin pagesat për shkak të vështirësive ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

Trump e quajti projektligjin një turp duke kërkuar që marrëveshjet e ndryshme të shpenzimeve, duke përfshirë disa ndihma të huaja, të hiqen nga buxheti.

Ai gjithashtu këmbënguli që pagesat e stimujve të drejtpërdrejtë për njerëzit të rriten nga 600 dollarë në 2 000 dollarë.

Javën e kaluar, republikanët bllokuan një përpjekje të demokratëve për të marrë një pagesë të vetme deri në 2 000 dollarë.

Është e paqartë nëse një marrëveshje është arritur që atëherë, por senatori Lindsey Graham, një aleat i Trump, ka deklaruar se projektligji do të kalojë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close