Kosova mbetet jashtë projektit të Pro Credit dhe BEI për mbështetje të NVM

Kosova ka mbetur jashtë një projekti 65 milionë eurosh në mbështetje të Ballkanit Perëndimorë të pajtuar në mes të Pro Credit bankës dhe Bankës Evropian për Investime (BEI) që do të zbatohet në Serbi, Maqedoni të Veriut, Shqipëri dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Mirëpo BEI premton një projekt të ri në Kosovë që përfshinë 40 milionë granaci bankare.

“Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe grupi ProCredit kanë rënë dakord mbi një linjë të re kredie prej 65 milionë eurosh për të mbështetur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) në Ballkanin Perëndimor dhe për të shpejtuar rimëkëmbjen e tyre nga kriza e COVID-19. Ky transaksion siguron financime shumë të nevojshme për kompanitë në Serbi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë-Hercegovinë, dhe u përgjigjet nevojave të tyre për kapital qarkullues, likuiditet dhe investime përballë pandemisë aktuale”, thuhet në kumtesën e Bankës Evropiane për Investime.

Në pyetjen e Sakushton rreth përjashtimit të Kosovës nga ky projekt, zëdhënësja e BEI-së Gordana Kovacevic ka thënë se kreditë e tyre “varen nga marrëveshjet specifike me partnerët tonë lokal dhe faktorë të tjerë”.

Partneri lokal i EIB-së Pro Credit Bank nuk është përgjegjur në pyetjet nga Sakushton dërguar Zëdhënëses Andrea Kaufmann.

Sipas Bankës Evropiane për Investime: “Linja e kredisë është pjesë e paketës së Komisionit Evropian për mbështetjen financiare prej 3,3 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, nga të cilat 1,7 miliardë euro nga BEI janë caktuar për të mbështetur rimëkëmbjen e qëndrueshme sociale dhe ekonomike në rajon. Kreditë e BEI-së drejt sektorit privat ndjekin përpjekjet e Team Europe për të mbështetur Ballkanin Perëndimor”, thuhet në kumtesën e këtij institucioni.

Banka Evropiane për Investime përndryshe ka përkrahur Kosovën në disa projekte duke përfshi edhe investimin 11 milionësh në trajtimin e ujrave të zeza në Gjilan, ka përfshi Kosovën në një projekt rajonal 10 milionësh në përkrahje të punësimit të të rinjëve, dhe së shpejti pritet që në Kosovë të fillojë një projekt prej 40 milion eurosh që përfshinë garaci për kredi nëpërmes Fondit Kosovar për Garanci Bankare.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close