Mbajtja e maskës pakëson ankthin dhe depresionin

ATSH-ANSA/ – Vënia e maskës në mënyrën korrekte jo vetëm që ndihmon në parandalimin e infektimit me Sars-Cov-2, por shoqërohet gjithashtu edhe me reduktimin e ankthit, vetmisë, si edhe me një mirëqenie më të madhe të përgjithshme, sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Edimburgut.

Një ekip studiuesish nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Edimburgut mblodhi të dhëna përmes platformës “Qualtrics” midis prillit dhe qershorit 2020.

Për të arritur në rezultatet e studimit, studiuesit rekrutuan 11 000 pjesëmarrës në të gjithë Britaninë e Madhe, të cilët plotësuan sondazhet e “CovidLife”, një iniciativë e ndërmarrë nga universiteti skocez, në përpjekje për të matur dhe kuptuar ndikimin e pandemisë në shëndetin dhe mirëqenien e kombit.

“Ndryshe nga paragjykimet, personat që mbanin vazhdimisht maska ​​mbrojtëse, zakonisht kishin shëndet mendor më të mirë se ata që nuk mbanin”, thanë studiuesit, të udhëhequr nga Drew Altschul.

Studimi zbuloi se mundësitë për të përjetuar ankth ishin 58 % më të ulëta midis atyre që mbanin maskë tërë kohës.

Mundësia e përjetimit të simptomave depresive ishte 25 % më e ulët në mesin e atyre që mbanin maska ​​shumicën e kohës.

Së fundi, mundësitë për t’u ndjerë të vetmuar ishin 67 % më të ulëta.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close