Mbipesha rrit rrezikun nga migrena

ATSH-ANSA/ – Mbipesha dhe dhjami i depozituar në bark rrit rrezikun e vuajtjes nga migrena, sipas një studimi të publikuar në ”The Journal of Headache and Pain” kryer nga Universiteti i Oslos.

Studimi përfshiu 33 176 të rritur, nga të cilët 4 290 (12,9%) vuanin nga migrena, 4 447 (13,4%) nga dhimbja e kokës, 24,439 pa dhimbje koke (grupi i kontrollit).

Mbipesha shoqërohej me një rrezik 45% më të lartë të migrenës, ndërsa mbipesha e moderuar shoqërohej me një rrezik 15 deri në 25% të migrenës.

Në veçanti, dhjami i barkut shoqërohej me një rrezik prej 29% më të madh të migrenës, një rrezik që rritet në 89% (pothuajse dyfish) tek individët nën 50 vjeç.

Dhimbja e kokës nuk shoqërohej tek mbipeshat dhe obezët. Mekanizmat biologjikë që lidhin trashjen dhe dhjamin e barkut me migrenën mbeten për t’u sqaruar; proceset inflamatore dhe inflamacioni kronik i shoqëruar me kile të tepërta ndoshta luajnë një rol kyç.

”Yndyrat e barkut në veçanti çlirojnë substanca proinflamatore që mund të ndikojnë në sistemin nervor”, përfundojnë ekspertët.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close