Ministrja në detyrë ,Bajrami:Kemi 40 milionë euro plus financim nga jashtë për koston e vaksinës

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se si Qeveri kanë marrë për bazë disa amendamente të deputetëve të partive të ndryshme parlamentare për Buxhetin 2021.

Ajo ka bërë të ditur se janë parashikuar 40 milionë euro shtesë për vaksinat kundër Covid-19.

Po ashtu ajo tha se kanë trajtuar amendamentet për buxhetet e katër komunave të cilat nuk e kanë pasur buxhetin në asambletë komunale.

“Kriza me pandeminë Covid-19 siç duket do të vazhdojë edhe në tre muajt e parë të vitit 2021. Ne së bashku ishim në Komisionin për Buxhet dhe Financa, aty nga të gjitha grupet parlamentare u aprovuan disa amendamente që janë si çështje si ma vitale. Psh, reflektuam koston e vaksinës që nuk ka qenë e inkorporuar në Buxhet, sepse në kohën kur e kemi përgatitur buxhetin nuk kanë qenë të aprovuar vaksinat. Do të thotë janë 40 milionë plus financim nga jashtë për koston e vaksinës në mënyrë që të blihen doza për të gjithë qytetarët e vendit. Gjithashtu kemi trajtuar amendamentet për buxhetet e katër komunave të cilat nuk e kanë pasur buxhetin në asambletë komunale. Dhe disa amendamente të tjera të cilat kaluan me aprovim të deputetëve të komisionit dhe ne u detyruam të gjemë burimet”, tha ajo.

Ajo kërkoi nga deputetët që të mos procedojnë me amendamente të tjera për arsye se nuk do të ketë mundësi të zbatohen për shkak të limiteve buxhetore të cilat i kanë.

“Janë rreth 138 amendamente që janë pa përkrahje të komisionit. Ne si komision duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi jemi dakorduar njëzëri anëtarët e komisionit që të shqyrtojmë vetëm disa prej amendamenteve që kemi llogaritur që mund të jetë esenciale në mënyrë që të kalojë buxheti. Kurse pjesa tjetër është lënë që të bëhet në rishikim dhe të përcaktohet sipas prioritetit që mund të jenë në rishikim. Pra për të evituar një situatë ku shqyrtimi i 150 amendamenteve një nga një na merr kohë më shumë se 3 ditë, por edhe në seancë dhe të evitohet situata kur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese mund të publikohet dhe vendi të shkojë në zgjedhje pa një buxhet të miratuar jermi pajtuar si komision që t’i rekomandojmë Kuvendit që të procedohet pa asnjë ndërhyrje tjetër vetëm me amendamentet që kanë marrë mbështetjen e Komisionit”, tha ai. 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close