Protestë para MSh-së, specializantët kërkojnë ekzekutimin e shtesave

Specializantët e financuar nga Ministria e Shëndetësisë për shkollim specialistik, kanë protestuar sot para kësaj ministrie për mosekzekutimin e shtesave.

Specializantët pas disa kërkesave për pagesa shtesë, të martën i zunë derën e ministrisë që udhëhiqet nga Armend Zemajt për të shpalosur pakënaqësitë e tyre për mospagesa edhe të kujdestarive.

Përfaqësuesja e specializantëve, doktoresha, Vlora Demolli kërkoi nga ministri Zemaj që gjithë mjekët të paguhen njësojë, e jo të bëhen dallime ndërmjet tyre.

Demolli: Neve si specializantë nuk na janë paguar shtesat dhe kujdestaritë

“Jemi ardh këtu për shkak të pakënaqësisë që kemi për shkak të mos përfshirjes në subvencione. Është një vendim që ministria e ka marrë për përfshirjen e të gjithë personelit shëndetësor pa marrë parasysh kontrata e punës që i kanë ku përfshihen shtesat. Përveç kësaj neve si specializantë në subvencione nuk janë marrë edhe kujdestaritë me persona Covid që i kemi mbajtur. Përveç shtesave që nuk janë dal prej gushtit e këndej edhe gjithashtu kemi vonesa të pagave që i kemi pasur paga të rregullta si subvencion prej Ministrisë së Shëndetësisë. Tash jemi në dhjetor dhe akoma nuk i kemi marrë pagat e nëntorit dhe kujdestarit i kemi të paguara”, tha ajo.

Pavarësisht mos pagesave, Demolli tha se do të vazhdojnë të përkujdesen për pacientët.

Demolli: Mjekët duhet të përfaqësohen njëjtë

“Ne si mjek e kemi për detyrë me u përkujdes për pacientët tonë. Por ne kemi parë të arsyeshme që krejt mjekët me u përfaqësuar njëjtë. Obligim i joni është me mbajt kujdestarinë dhe me u përkujdes për pacientët. Mirëpo pagesa duhet me u bë njëjtë dhe të trajtohemi të gjithë njëjtë, pasi punën e bëjmë, ama pagesa nuk marrim”, tha ajo.

Specializantët edhe në të kaluarën kanë protestuar duke i kërkuar shtesat e premtuara nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close