Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta shkaktojnë dëme në Deçan

Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të komunës së Deçanit

Si pasojë e shiut në disa zona ka pasur edhe vërshime.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj përmes një postimi në Facebook.

Ramosaj ka shkruar se ekipet e N.L “Higjiena” dhe të KEDS-it janë në teren duke u munduar që të rregullojnë dëmet.

Postimi i plotë:

Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit kanë shkatuar telashe të mëdha në komunën e Deçanit,si në vërshime poashtu edhe në furnizimin me enërgji elektrike. Fshatrat Isniq, Pobergjë,Carrabreg i Ulët ,Carrabreg i Epërm,Dubovik,Lloqan dhe qyteti i Deçanit gjithashtu, janë përfshirë nga vërshimet dhe mungesa e enërgjisë elektrike.

Deri më tani tri ekipe nga komuna bashkë me N.L,,Higjiena” janë në teren dhe po mundohen që të kthejn gjendjen në normalitet .

Poashtu edhe ekipet e KEDS-it janë duke u munduar që të sanojnë problemet e shkaktuara nga kjo situatë

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close