Rusia për herë të parë përfshin edhe individë në regjistrin e “agjentëve të huaj”

Rusia ka shpallur për herë të parë edhe individë si “agjentë të huaj”, përfshirë tre që kontribuojnë për Radion Evropa e Lirë.

Pesë gazetarë ose aktivistë u shtuan në regjistrin e ministrisë ruse të Drejtësisë të “mediave të huaja që kryejnë funksionet e një agjenti të huaj”, më 28 dhjetor.

Më herët vetëm organizatat joqeveritare të financuara nga jashtë (OJQ) dhe grupet e të drejtave të njeriut, janë përfshirë në regjistër, në përputhje me ligjin e diskutueshëm “të agjentëve të huaj” të miratuar nga Rusia më 2012. Ligji u zgjerua më vonë për të përfshirë media dhe gazetarë të pavarur.

Përfshirja në regjistër imponon kufizime, siç është detyrimi për të siguruar raporte të rregullta financiare për aktivitetet dhe etiketimin e publikimeve.

Legjislacioni është kritikuar nga grupet e të drejtave, të cilët thonë se ligji ka dëmtuar OJQ-të dhe po përdoret për të goditur kundërshtarët.

Tre individët e listuar të lidhur me Radion Evropa e Lirë janë: Lyudmila Savitskaya dhe Sergei Markelov, korrespodentë të pavarur për Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë dhe Denis Kamalyagin, kryeredaktor i faqes së lajmeve në internet Provinca Pskov dhe një kontribues në Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

Aktivisti i shquar për të drejtat e njeriut, Lev Ponomaryov, gjithashtu u përfshi në regjistër, si dhe aktivistja dhe punëtorja e Kryqit të Kuq, Daria Apakhonchich.

Përfshirja e këtyre emrave e çon në 17 numrin e përgjithshëm të individëve ose entiteteve në këtë regjistër, shumica të lidhur me Radion Evropa e Lirë.

Zëvëndëspresidentja dhe kryeredaktorja e Radios Evropa e Lirë, Daisy Sindelar, e ka dënuar veprimin e autoriteteve ruse.

“Kolegët tanë kanë raportuar me përgjegjësi mbi gjithçka, nga të drejtat e fjalës së lirë deri te korrupsioni i qeverisjes vendore dhe numri i i të infektuarve me koronavirus. Me aksionin e sotëm, Ministria e Drejtësisë pa mëdyshje po thotë se raportimi i fakteve është një krim dhe se nuk do të ndalet për të heshtur zërat që kërkojnë të informojnë dhe mbrojnë popullin e Rusisë”, ka thënë Sindelar.

Ministria e Drejtësisë nuk shpjegoi mbi cilat arsye përfshiu pesë individët në regjistër më 28 dhjetor.

Zyrtarët rusë kanë thënë më parë se ndryshimi i “ligjit të agjentëve të huaj” për të përfshirë edhe mediat, më 2017, ishte një “përgjigje simetrike” ndaj kërkesës së SHBA-së që kanali RT i financuar nga shteti rus të regjistrohet nën Aktin e Regjistrimit të Agjentëve të Huaj të SHBA (FARA)./rel

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close