Si të heqim infeksionet e syve

ATSH/ Konjuktiviti ose siç njihet ndryshe syri i kuq, është ndezja më e shpeshtë e shtresës së jashtme të pjesës së bardhë të syrit dhe sipërfaqes së brendshme të kapakëve. Ai mund të paraqitet si rezultat i bakterit, alergjisë ose virusit.

Ekspertët e Shëndetësisë thonë se si konjuktivit me rrezik më të lartë të bartjes llogaritet konjuktiviti viral që shkaktohet nga adenovirusi. Viruset tjera që mund të shkaktojnë ndezje konjuktive jane herpes simplex virus, variçela zoster virus, pikornavirusi, poskvirusi si dhe virusi i imunodeficiencës humane.

Konjuktivi viral është shumë ngjitës, zakonisht 10-12 ditë nga fillimi i ndezjes dhe lehtë bartet me anë të teshtimës dhe kollës, ndërsa mund të paraqitet edhe gjatë fruthit, gripit dhe ftohjes.

Por cilat janë shenjat dhe simptomat më të shpeshta të konjuktivitit viral? Ekspertët thonë se janë kruarja e syve, lotimi, skuqja, sekretimi nga syri dhe ndjeshmëri e madhe ndaj dritës.

Diagnostikimi i konjuktivitit viral përcaktohet në bazë të pasqyrës klinike. Mjekët thonë se testet laboratorike zakonisht nuk janë të nevojshme, por mund të jenë shumë të dobishme në situata të caktuara, posaçërisht kur ka rrezik nga epidemia e ndezjes së këtillë.

Konjuktiviti viral, për dallim nga tipat tjerë të syve të kuq, nuk shërohet me antibiotikë ose pika, por është vetlimitues, infeksioni zakonisht kalon në mënyrë spontane për 2 deri 4 javë. Nëse te ju ekzistojnë më shumë faktorë rreziku, të cilët mund të shkaktojnë edhe infeksion bakterial, atëherë mund të përdoren edhe antibiotikë lokalë.
Mënyra më e mirë për parandalim të këtij lloi të konjuktivitit është larja e tërresishme e duarve dhe mosprekja e syve aq sa është e mundur, shmangia e përdorimit të përbashkët të peshqirave, shtretërve dhe kozmetikës.

Ekspertët thonë se nëse jeni infektuar nuk duhet të shkoni në punë dhe shkollë, duhet të rrini në shtëpi derisa të qetësohet infeksioni. Ata që bartin lente kontakti duhet të ndalojnë përdorimin e tyre derisa nuk zhduken simptomat dhe shenjat. Pasi të qetësohet infeksioni, rekomandohen lente të reja kontakti sepse mund përsëri të bartet konjuktiviti nga lentet e syve.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close