Vuçiq, ka komentuar edhe sot çështjen e vaksinave anti-COVID që ka dërguar në Kosovë për serbët.

E pos për vaksinat, sot ka folur edhe për atë që qeveria në Kosovës thotë se do të ndodh me përfundimin e negociatave Kosovë – Serbi – njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Sa të jem unë president i Serbisë nuk do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës. Nuk kam as çfarë të shtojë e as çfarë të marr nga kjo”, ka thënë Vuçiqi, përcjellin mediat e Serbisë të martën.

Ai iu kthye edhe kritikave që mori nga autoritetet e Kosovës për vaksinat që solli në veri të Kosovës.

“Jam i lumtur që kam dërguar në Kosovë vaksina dhe jo tanke”, ka shtuar ai, duke iu referuar kohës kur ishte ministër dhe Serbia kreu masakra e gjenocid në Kosovë.

Ndërkohë, dje Vuçiqi shkoi edhe më larg duke thënë se nëse është nevoja do të sjell vaksina edhe për shqiptarët në Kosovë.

Serbia është ndër vendet e para në Evropë që ka nisur me vaksinimin e popullatës. Ka siguruar 4.800 vaksina të Pfizerit nga dërgesa e parë.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close