Marrëdhënia e Careshës të Rusisë me demonin Rasputin

Murgu i vetmuar që mashtronte aristokratet për t’i “pastruar” dhe që i dehur përdhunonte prostituta.

Më 26 Nëntor, 1894, Cari rus Nicholas II u martua me princesën Alexandra të shtetit të vogël gjerman Hessen. Martesa e tyre ishte me dashuri, pavarësisht nga kundërshtimet e nënës së Nicholas dhe pas dy propozimeve të vazhdueshme të Carit. Carina e bukur bëri katër vajza dhe pas shumë përpjekjeve arriti të sjellë pasardhësin e lakmuar në botë. Vetëm që Aleksi, siç e thërrisnin, vuante nga hemofilia, gjë që shkakton mpiksjen e gjakut në rast të gjakderdhjes. Në atë kohë ishte e pashërueshme dhe zakonisht çonte në vdekje të parakohshme. Alexandra ishte e pangushëllueshme. Thirri mjekë deri dhe nga Tibeti për të bërë djalin e saj mirë, por më kot.

Në 1908 dëgjoi për një murg endacak me aftësi të mbinatyrshme shëruese, Grigory Rasputin. Veçanërisht fetare, besoi menjëherë në forcat “hyjnore” të tij dhe hapi gjerë e gjatë dyert e pallatit për oportunistin dinak Rasputin. Ai flaku menjëherë barnat e mjekëve dhe filloi lutjet, e vendosi në hipnozë pasardhësin e vogël dhe i dha të pijë eliksirët e tij, edhe pse ishte vetëm një fshatar i paarsimuar. Disa argumentojnë se mjekët i jepnin Aleksit aspirinë që shkakton gjakderdhje dhe Rasputin pa e ditur, e ndali trajtimin e dëmshëm. Megjithatë, shpejt trashëgimtari i fronit shfaqi shenja përmirësimi. Sa herë që i rrikthehej sëmundja, murgu misterioz e bënte përsëri mirë. Alexandra, e entuziasmuar nga “shenjtori” Rasputin, e vendosi në oborrin perandorak dhe urdhëroi fëmijët e saj ta kishin miq të ngushtë. Nikolaos nuk u pajtua, sepse policia sekrete kishte dijeni për orgjitë seksuale dhe jetën e shthurur ë tij, por u detyrua ta pranojë meqë shpëtoi të birin e vetëm.

Rasputin u merrte mëndjen dhjetëra grave dhe adoleshenteve. Çdo ditë, i detyronte të kënaqnin veset e tij seksuale, duke u thënë se pastrohen dhe dëbojnë djallin prej tyre. I bindte me një vështrim të vetëm pasi kishte një vështrim shumë intensiv, por edhe aftësinë për të rrotulluar kokërdhokët e syve. Ndonjëherë pësonte kriza, rrëmbente dhunshëm një prostitutë në rrugë, zhdukej në një shtëpi, dhe pas pak dilte duke folur me zë të lartë dhe duke bërë gjeste të çuditshme. Në kryeqytet, qarkullonin fjalë se kishte organ gjenital të madh, sa një kalë. Në të njëjtën kohë, shtohej rrethi i besuesve të Rasputinit në popullatën femërore të zonjëve të shoqërisë së lartë. E respektonin dhe e nderonin si peshkop, ndërsa nuk i përkiste asnjë manastiri.

Kontesha, dhe dukesha vizitonin banesën e tij, i puthnin dorën, gjunjëzoheshin para tij, e mbushnin me dhurata, dhe kur largoheshin i kërkonin si favor ta merrnin në shtëpi dhe të lanin rrobat e tij të pista, nëse ishte e mundur dhe me mbetje djerse. Rasputini zhvilloi marrëdhënie të ngushta me Carinën dhe vajzat e saj, të cilat i vizitonte vonë natën në dhomat e tyre. Shumë shpejt qarkulloi dhe korrespondenca e fshehtë e saj dhe fëmijëve me të.

“I dashur, i shtrenjtë, mik i vetëm, sa do të doja të të shihja përsëri. U shfaqët sot para meje në një ëndërr. Gjithmonë të mendoj, i dashuri im, sepse je aq i mirë ndaj meje …”

Nuk vonuan të qarkullojnë thashethemet në shoqërinë e lartë, se perandoresha dhe katër princeshat u joshën nga murgu i errët. Qarkulluan dhe skica pornografike të Rasputinit me zonjat e dinastisë Romanov. Për shkak të skandalit, Cari urdhëroi që ai të largohej nga Shën Petersburgu për njëfarë kohe, pavarësisht keqardhjes së perandoreshës. Pavarësisht thashethemeve, marrëdhëniet perandorake familjare me Rasputin-in vazhduan deri në vrasjen e tij më 17 Dhjetor 1916.

Demoni Rasputin u mor në prapaskenë dhe me politikë, duke komplotuar me Carinën. Ndoqën nga kabineti të gjithë ata që ishin kundër planeve të tyre. Madje e bindën Car Nikolaos të njohë aneksimin e Bosnjë Herzegovinës në Perandorinë Austro-Hungareze. Pothuajse arritën të nënshkruanin një traktat të veçantë të paqes midis Gjermanisë dhe Rusisë, të cilët ishin kundërshtarë në Luftën e Parë Botërore. Për këtë veprim u konsiderua agjent i gjermanëve. Nuk zgjati shumë për të krijuar armiq fanatikë që u përpoqën ta vrisnin shumë herë. Qoftë me armë, helm ose thikë, Rasputini gjithmonë shpëtonte, deri në Dhjetor 1916, ku kundërshtarët e tij arritën qëllimin e tyre. Fuqitë e tij magjike dhe aftësia hipnotike nuk zgjatën aq shumë sa për ta shpëtuar.

Autori dyshohet se ishte burri i mbesës të Carit, Yusopov dhe motivi i atentatit ishte politik që lidhej me goditjet e shkaktuara monarkisë në atë kohë, të cilat u rënduan nga skandalet e errëta të Rasputin.

Flitet se vrasja do të ndodhte me përdorimin e helmit, të cilin murgu e mori pa dijeni, duke arritur të mbijetojë. Helmi nuk e “zuri”, prandaj Yusupov e qëlloi disa herë. Më pas morën trupin, e mbështollën me një basëm të trashë, i lidhën një peshë dhe e ngarkuan në një karrocë për ta hedhur në lumin e akullt.

Por ndërsa u çliruan nga ai, zbuluan se trupi i tij ende lëvizte. Të nesërmen, e gjithë Rusia mësoi se Rasputin nuk pushoi të marrë frymë derisa ra në lumin e akullt.

Kjo mjaftonte që rrëfimet popullore të krijonin një legjendë rreth Rasputin, duke i bërë fshatarët të frikësoheshin nga shpirti i tij i përhumbur. Gjatë gjithë viteve, thashethemet për vdekjen e Rasputin i bënë fermerët të nderonin me frikë reliktin e “shenjtorit”.

Të zemëruar nga kjo situatë, udhëheqësit bolshevikë, të cilët ndërkohë kishin mbizotëruar, vendosën për një zhvarrosje përfundimtare.

Si përfundim, trupi u transportua fshehurazi brenda natës në një vend hapur, ku një grup i vogël ushtarësh të Gardës së Kuqe, i udhëhequr nga një oficer, ndezën zjarr dhe dogjën trupin e Rasputin në dimrin e 1917-1918, duke i dhënë fund adhurimit të reliktit të tij.K.E.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close