Ministri i Jashtëm italian thirrje Komisionit Europian: Blini vaksina për Ballkanin

ATSH-ANSA/ – Italia nuk është tërhequr në këtë situatë të vështirë dhe ka dhënë, falë mundësive kombëtare ushtarake në fushën e mjekësisë, kontributin e saj në mbështetje të autoriteteve kosovare në luftën kundër Covid-19, deklaroi sot ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.

”Ashtu siç po i kërkojmë Komisionit Europian përshpejtimin e blerjes së vaksinave në favor të qytetarëve italianë, tani e konsideroj të rëndësishme dhe urgjente që
Komisioni, përveç iniciativave të planifikuara tashmë, të marrë përsipër një iniciativë kushtuar posaçërisht blerjes së drejtpërdrejtë dhe sa më shpejt të jetë e mundur të dozave të vaksinave për Ballkanin Perëndimor, i vënë në provë të vështirë nga kjo pandemi”, theksoi Di Maio gjatë fjalës përshëndetëse drejtuar kontigjentit italian në Kosovë.

“Siç e shpjegoi edhe komisionerit Varhelyi, një iniciativë e tillë do të lejonte, e para, një mbulim adekuat dhe në kohë të vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në interes të Europës e veçanërisht të Italisë, në dritën e kontakteve intensive midis komuniteteve dhe vendeve tona”, shtoi ai.

”Dhe e dyta do t’u jepte partnerëve tanë në Ballkan një sinjal të rëndësishëm të afërsisë dhe solidaritetit konkret, në përputhje me mbështetjen tonë për rrugën e tyre europiane”, shtoi Di Maio.

”E treta, për të parandaluar që një boshllëk i iniciativës europiane të plotësohej nga aktorë të tjerë konkurrues”, përfundoi ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close