Naser Ramadani pret që deri në mars të vijnë vaksinat anti-COVID në Kosovë

Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi, Naser Ramadani ka thënë se deri në mars pret që të vijnë vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë, por se varet edhe nga ndërkombëtarët.

“Pritet deri në mars, por janë procedura që MSH-ja i ka kryer dhe po presim, varet nga relacionet me ndërkombëtarët”, ka thënë Ramadani i cili gjendej afër tendës së vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” ku po testohen qytetarë për koronavirus.

Ai tha se kjo formë e ngritjes së tendës në shesh për testim, është bërë për të ofruar shërbim më të qasshëm për qytetarët.

“Kjo formë është për t’i ofruar qytetarëve shërbime në një vend të rastësishëm dhe ky vend ëhstë sheshi, ku do shihet pasqyra epidemiologjike se ku është mbulesa më e madhe me COVID-19 në Kosovë”, shtoi Ramadani ne KTV.

Ndërkaq, ka konfirmuar se shërbime të tilla do të jepen edhe gjatë vitit 2021 nëpër komuna të tjera.

“Ne do të vazhdojmë sepse po hyjmë në 2021 dhe duhet të mbulohet shërbimi për çdo qytetar. Ekipet tona janë në vazhdimësi për shërbim”, tha ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close