Padrejtësia e rastit Mehmetaj

Yll Zekaj, hulumtues në IKD, ka folur për arrestimet e shqiptarëve nga regjimi serb, teksa kalojnë përmes territorit serb.

Ai, në “Studio e hapur”, në RTK, ka folur më konkretisht për rastin Mehmetaj, i cili po mbahet padrejtësisht, sikundër edhe shumë të tjerë, në burgjet serbe.

Sipas tij, ky proces gjyqësor, sa vjen e po qartësohet, se po merr konotacione politike.

“Vetë gjykata serbe ka kthyer prapa tre herë aktakuzën e ngritur nga prokuroria, si të paplotë, pa vlerë, natyrisht,se nuk kishte prova, që do ta bazonin akuzën për krime lufte, me çka gjithnjë po pretendon prokuroria”, deklaroi ai.

Siç bëhet e ditur dhe nga familjarët, si dhe avokatët e Mehmetajt, ky proces që po zgjatet mëse 10 muaj, me gjithë përpjekjet e tyre për ta liruar përmes “dorzanisë”, ai ende nuk ka arritur të lirohet nga burgu.

Sipas Zekajt, kjo ecuri gjyqësore po dëshmon veten se është proces politik gjyqësor, assesi ligjor, ngase edhe ata dinë se nuk kanë prova relevante për ta dënuar personin e arrestuar, ngase bëhet fjalë për një proces të montuar me tendenca politike, asgjë tjetër.

“Drejtësia serbe po bën qasje selektive, ngase shumë raste kriminale, me karakter krime lufte kundër njerëzimit, të zbatuar në luftën e fundit në Kosovë, sikundër ndaj rastit të “Familjes Bogujevci”, të “Vëllezëve Bytyqi”, etj, prokuroria serbe nuk ka dhënë rezultate konkrete në dënimin e dorasve, ndërkohë që me rastin në fjalë, po tregohet tejet aktive”, deklaroi Zekaj.

Ndaj këtij rasti kanë reaguar edhe institucionet vendore në drejtim të BE-së, por përgjigjia e tyre ishte e zbehtë./RTKLive

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close