Shqipëria arrin marrëveshje me Pfizer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me Pfizer për të nisur vaksinimin në muajin janar.

“Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!”.

Kreu i qeverisë shqiptare ka kritikuar BE-në për diferencimin që i bëri Ballkanit, derisa ka shtuar se nuk do të ndalet deri në sigurimin e dozës së fundit.

“I papranueshëm moralisht, politkisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt. Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close