TRISHTIM DIMËROR *Poezi
Nxijnë selvitë të trishtuara
Si vajza të padashuruara.
Anës lumit rri shelgu
Flokë-përlotur sipër një pellgu…
Kallamat mes gjolit tunden në erë
Si njerëzit e pastrehë, të mjerë.
Një hurmë lëshon fletët me ngut,
Para dimrit si një prostitutë.
Zogjtë në tela heshtin me trishtim:
-Ç’ do të bëjmë për dimërim?
Lisat e vjetër në shpate stuhie-
Karakollë të zverdhur vetmie.
Kaçube prrallesh nën borën cingërimë
Si refugjatë të tretur në mërgim…
Comments are closed.