Veprat e 121 autorëve i kthehen Galerisë së Arteve

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi kanë marrë pjesë në ceremoninë e bartjes së aseteve dhe vepra pamore të artit të 121 autorëve nga Hoteli “Grand” në Galerinë e Arteve.

Hoti tha që këto vepra janë pasuri shtetërore dhe pjesë e kulturës së vendit tonë. Ai shtoi që këto vepra janë ruajtur me përkushtim.

“Është moment i mirë që këto bëhen pjesë e Galerisë sonë, dhe njerëzit munden me i shiju këto asete”.

Ministrja Dumoshi tha se këto punime po kthehen në vendin ku i përkasin pra në Galerinë e Arteve.

“Sot është një ditë historike për vendin tonë, me gjithë këto punime që janë rikthyer”.

Ajo vlerësoi punën e punëtorëve të Hotel “Grandit”, Prishtina duke theksuar që këto punime kanë qëndruar për 30 vjet në këtë hapësirë, raporton EO.

Drejtori i AKP-së, Valon Tolaj  tha se këto asete janë ruajtur dhe mirëmbajtur gjatë gjithë kësaj kohe.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close