Brenda 24 orëve shkaktohen 101 aksidente në trafik, një me fatalitet

101 aksidente në trafik janë shkaktuar në 24 orët e fundit në vend. Një nga aksidentet ka përfunduar me fatalitet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës, me 30.12.2020 ka ndërruar jetë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar trupi i pajetë u është lëshuar familjarëve për ceremoni mortore.

Ndërsa, 26 aksidente të shkaktuara dje kanë qenë me të lënduar dhe 74 me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe gjoba ndaj atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Gjatë kësaj kohe ajo ka shqiptuar 702 gjoba.

Kujtojmë që për çdo ditë në vend shkaktohen dhjetëra aksidente në trafik, shumë prej të cilave përfundojnë me fatalitet.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close