Edhe alergjikët ndaj ushqimit mund ta bëjnë vaksinën anti-COVID-19

ATSH-DPA/ – Personat që vuajnë nga alergji ndaj ushqimit ose ilaçeve të tjera mund ta bëjnë vaksinën e Oxford/AstraZeneca, sipas ekspertëve.

“Ne rekomandojmë që personat me një histori të njohur reaksioni ndaj një përbërësi specifik të vaksinës nuk duhet të vaksinohen me vaksinën Oxford/AstraZeneca, por alergjikët ndaj ilaçeve të tjera ose ushqimit mund të vaksinohen pa asnjë problem”, tha prof.Munir Pirmohamed, kryetari i Komisionit për grupin punues të ekspertëve të Komisionit për ilaçe njerëzore për vaksinat COVID-19.

Agjencia Rregullatore britanike e Barnave dhe Shëndetit (MHRA) njoftoi, gjithashtu, se ajo kishte ndryshuar këshillën e saj të mëparshme në lidhje me alergjitë për personat që marrin vaksinën Pfizer/BioNTech.

Pas njoftimit se alergjikët nuk duhet të vaksinohet me atë vaksinë, dr. June Rainer, kreu ekzekutiv i MHRA-s, tha se pas vaksinimeve të bëra në BM dhe SHBA, ishte e qartë se nuk kishte ndonjë shqetësim shtesë ndaj saj.

“Komisioni për Ilaçet Njerëzore tani këshillon se kushdo që ka alergji ndaj ushqimit, ose ndonjë ilaçi, ose vaksine tjetër, mund të vaksinohet me vaksinën Pfizer/BioNTech”, tha ajo.

“Sigurisht, kushdo me histori të reaksionit alergjik ndaj kësaj vaksine ose përbërësve të saj, nuk duhet ta bëjë atë”, shtoi Rainer./

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close